Fier – Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “ 15 Tetori” në Fier mbrëmjen e sotme.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 4 – katësh  në banesën e Shyqo Sulejmanit.

Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se në banesë jetonin një çift të moshuarish të cilët janë nxjerr nga flakët prej policëve dhe zjarrfiksave që mbërritën në vendngjarje

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëhere dy mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve , ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts