TH@SHETHEME
2 min read
54

Zhduket aktorja e “Gossip Girl”

November 14, 2024
0
Zhduket aktorja e “Gossip Girl”

Familja e aktores së “Gossip Girl” , Maya Banks, ka zbuluar se 36-vjeçarja ka humbur në mënyrë të mistershme në Los Angeles, dhe tani kanë kaluar dy javë që nga zhdukja e saj.

Aktorja, e njohur për rolin e Sawyer Bennett në serialin ‘Gossip Girl’, ishte duke qëndruar në apartamentin e saj në Playa Vista kur humbi gjurmët.

Nëna e saj, Judy Singh, dhe kushërira Danielle-Tori Singh, udhëtuan në Kaliforni për të ndihmuar me kërkimin, por u përballën me një skenë shqetësuese: të gjitha sendet personale të Chanel ishin në banesë, përfshirë qenin dhe makinën e saj, por celulari dhe laptopi mungonin.

Sipas familjarëve, ata janë të shqetësuar për faktin se bashkëshorti i Chanel, i martuar me të prej vitit të kaluar, nuk pranon të japë ndihmë apo informacione për hetimin.

Ai refuzon të ndihmojë policinë apo familjen për ta gjetur Chanel,” deklaroi kushërira e saj. Për më tepër, Danielle-Tori raportoi se burri i saj ka hequr posterat e kërkimit të Chanel që familjarët kanë vendosur nëpër zonë.

Tensionet u shtuan më tej pasi familja vuri re shenja lëndimesh në fytyrën dhe trupin e bashkëshortit të saj. Megjithatë, policia ka njoftuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts