Flamuri i përmasave gjigande , 800 metër katrorë , dhe 5000 flamuj të vegjël do të zbukurojnë një segment rrugor prej 1 km në hyrje të Rrëshenit për festat kombëtare të 28- 29 Nëntorit.

Aktivitetet janë organizuar nga Shoqata Kombëtare për Unitet dhe Bashkim Kombëtar dhe bashkia e Rrëshenit , që ka  ekspozuar një tjetër flamur 30 metra katror , mbrëmjen e djeshme né aksin rrugor Fier- Vlorë  duke ngjallur admirimin e qytetarëve të shumtë.

Sipas kreut të kësaj shoqate , Kristaq Ziu, gjatë ditëve të festave në Mirditë do të jenë të pranishëm 100 trupa të UÇK- së, si dhe patriotë të shumtë nga Kosova e mbarë trojet shqipfolëse.

Po sipas Ziut është zgjedhur Mirdita si krahinë qëndrestare ndaj regjimeve të ndryshme duke filluar që nga periudha e Skërnderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts