Pesë shqiptarë u arrestuan pasi policia belge bastisi një magazinë në Assenede në tetor 2022, e cila ishte kthyer në një plantacion kanabisi. Policia në magazinë gjeti 82 kilogramë bimë kanabisme vlerë 800.000 euro. Siç raportohet në magazinë u arrestuan dy shqiptarët, ndërsa dy të tjerë në një makinë pranë plantacionit, gati për të transportuar bimët narkotike. Ndërkohë i pesti u identifikua më vonë.

Gjithashtu hetuesit gjetën në magazinë edhe një fletore ku pesë shqiptarët kishin mbajtur shënime për sasitë që u rritën, nënndarjen e plantacionit. Pesë shqiptarët u dënuan të enjten, tre prej tyre në mungesë. Një shqiptar është dënuar me tre vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë. Katër të tjerët u dënuan me burgim nga 40 deri në 20 muaj dhe gjoba nga 16,000 deri në 8,000 euro. Ata gjithashtu duhet të paguajnë 21 mijë euro dëmshpërblim.

Mediat e huaja shkruajnë se avokatët mbrojtës gjatë seancës pretenduan se të arrestuarit ishin naivë dhe të pavetëdijshëm për ndonjë keqbërje. Sipas avokatëve, shqiptarët mendonin se në Belgjikë lejohej kultivimi i kanabisit, një pretendim ky që u konsiderua si budallallëk, nga vetë mbrojtësi ligjor. Ndërsa për një prej të arrestuarve në Gjykatë u tha se klienti i saj kishte nevojë për para për shkak të një vajze të sëmurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts