Wanda Metropolitano në Madrid është një nga stadiumet më të nxehta në Evropë. Në çdo ndeshje të Atletico Madrid në shtëpi, 70,000 tifozë Colchoneros mblidhen në stadium për të mbështetur ekipin e Cholo Simeone. Por tani impianti do të ketë një tjetër emër.
METROPOLITANO I MADRID NDRYSHON EMËR
Që nga viti 2016, Civitas Metropolitano në Madrid quhet Wanda Metropolitano, si kompania kineze që paguante 10 milionë çdo vit për të siguruar emrin e stadiumit të tretë më të madh në Spanjë pas Bernabeut dhe Camp Nou.
Nga ndeshja e radhës në shtëpi, më 20 tetor kundër Leganes, nis një epokë e re, ajo e Riyadh Air Metropolitano. Linja ajrore saudite në fakt ka përfunduar negociatat për të emëruar stadiumin dhe për t’u bërë sponsor i Atletico. Marrëveshja është në fuqi deri në vitin 2033 dhe do t’i sjellë klubit 300 milionë.