26-vjeçari Julian Gjoshi është dorëzuar në polici ditën e sotme pasi dyshohet se qëlloi për vdekje me armë zjarri Alfred Dedjan ditën e djeshme në Ndroq.
Grupi hetimor dyshon nga hetimet e deritanishme se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës gjatë kohëve të fundit.
Mësohet se Gjoshi ka shfaqur çrregullime gjatë dorëzimit të tij tek autoritetet.
Sa i përket armës së krimit, ajo është sjellë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë nga avokati i 26-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.
Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.