Koalicioni ‘SELDI’, i cili vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në Europën Juglindore, thekson në raportin më të fundit se reformat kundër korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë arritur ndonjë përmirësim thelbësor. Sipas raportit të publikuar sot (3 tetor) në Tiranë, Shqipëria ka normat më të larta të rryshfetit, presionet më të larta të zyrtarëve për të marrë rryshfet dhe viktimizimin më të lartë të qytetarëve prej korrupsionit.

Shqipëria mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të rryshfetit (40%), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Kosova dhe Mali i Zi me normat më të ulëta të ryshfetit (10%).

Në Shqipëri, po sipas raportit, janë presionet më të mëdha të zyrtarëve ndaj qytetarit për të dhënë ryshfet (52 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut (31%), Serbia (26%), Bosnja e Hercegovina (24%) e në fund Mali i Zi (11%) dhe Kosova (7%).

Në 2023-2024, Shqipëria është më e cënuara prej viktimizimit të korrupsionit; 80% e popullsisë së saj është e prirur për të pranuar ose ofruar rryshfet, ndërsa më pak të cënueshëm janë qytetarët e Malit të Zi, ku vetëm 48% janë të ndjeshëm ndaj korrupsionit, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts