Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtesi në fushën e mbetjeve në Vlorë, ndërkohë që tymi toksik po ‘pushton’ qytetin.

Nga burime për SYRI-n mësohet se vetëm një zjarrëfikëse funksion, ndërsa mjetete e tjera të vjetëruara shërbejnë vetëm si bote uji.

Ndërkohë që qyteti po mbytet nga masakra mjedisore, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ndodhet në Vjenë në Akademinë Diplomatike të Vjenës.

Kryeqytetit austriak po bëhet gati të nisë takimin ceremonial festiv organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë.

Ambasadori Fate Velaj, ambasadorja e organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Eglantina Gjermeni dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, kanë pritur të ftuarit, përfaqësues të trupave diplomatike të shteteve të ndryshme me shërbim në Vjenë.

Syri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts