Viti i ri 2025 nis me 5 raste dhune ne familje në qarkun Fier, një grua pas zënkës me burrin hidhet nga ballkoni i banesës për t’u vetëflijuar

Policia Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin Agron Yzeiraj 45 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës thikë.

34 vjeçaria Age Përndeca nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës.

34-vjeçarja Age Përndreca nënë e një fënije të mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Mallakastër arrestoi shtetasin N. H., 27 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin I. Xh., 50 vjeç, banues në Dushk, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka shkuar në banesën e bashkëshortes, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni. 34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, banues në Vjosë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts