Fier – Një 75- vjecar ka vrarë veten me armë gjahu mëngjesin e sotën në Fier në lagjen “16 Prilli”.
Sipas burimeve policore i moshuari Agim M. ndodhej në banesë në lagjen “ Qenas” në Afrim i Ri ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar të ndërmarrë një akt të tillë fatal për jetën. Ai banonte vetëm me bashkëshorten, pohojnë burime informacioni nga vendngjarja.
Të afërm kanë dëgjuar të shtunën e armës gjahut e janë interesuar se çfarë ka qën, por i moshuari kishte ndërruar jetë. Më pas është njoftuar urgjenca e spitalit edhe policia të cilat kanë mbrritur në vëndin e ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkaqet që e çuan të moshuarin në marrjen e veprimit ekstrem por edhe nëse armën e gjahut e ka pasur me apo pa leje.
Fier
Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, është gjetur nga familjarët, në banesë, pa shenja jete, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. M., 75 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethave të rastit.