SPORT
1 min read
81

Verstappen triumf spektakolar në Brazil

November 3, 2024
0
Verstappen triumf spektakolar në Brazil

Max Verstappen fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Brazilit në Formula 1, duke u rikthyer te suksesi pas gati 5 muajsh. Një triumf i jashtëzakonshëm i kampionit të botës, që pati edhe fat për shkak të shiut dhe flamurit të kuq në mesin e garës.

Ai arriti të lërë shumë pas rivalin e tij për titull, Lando Norris me McLaren, që e mbylli gar2n në vendin e 6-të. Për pasojë, diferenca në renditje mes dy pilotëve është 62 pikë, ndërkohë që kanë mbetur edhe tri gara nga mbyllja e Botërorit.

Në vendin e dytë dhe të tretë u ngjitën dy makinat Alpine, me Alexander Albon që la pas shokun e tij të skuadrës Esteban Ocon. Ata bënë një garë të mirë në një pistë të lagur, duke përfituar nga situatat e krijuara. Në vendin e katërt u klasifikua George Russell me Mercedes e pas tij Charles Leclerc me Ferrari (i pesti).

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts