Fier – Ka ndërruar jetë në sallën e reaminacionit të Spitalit Rajonal Fier 80 vjecari Namik Rustemi i cili u dhunua fizikisht se bashku me bashkshorten e tij ,nderkohe që autori i ngjarjes Ilir Nukaj është ndaluar dhe i është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.
Në banesën e tij në Hoxharë të Re familjarë miq e dashamirës shkonin për ti dhënë lamtumirën e fundit pasi tre djemtë dhe vajza kihsin hapur dyert e mortit. Vdekja e tij erdhi si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëfshatari i tij i cili i dehur shkoi tek dyqani që kanë ngjitur me banesën për të blerë birra. Një sharje e autorit në dyqan në prezencë të gruas së të moshuarit ka bërë që me fjalë mes tyre e më pas dhuna e ushtruar jashtë dyqanit nga “klienti” bëri që çifti i të moshuarëve të përfundojnë në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore
Banorë e të afër pohuan se e njohin vikrimën i cili ka afro 15 vjet që banon aty i ardhur nga fshati Kasnicë i bashkisë Patos.Njeri i qet, i urtë dhe punëtor edhe pse në moshë madhore.






Nga ana tjetër banorët e Hoxharës së Re pohojnë se si familje ajo e autorit janë të mirë, sikurse edhe autori por vajtja e tij emigrant në Greqi e ndryshoi. Ngjarja e disa viteve më parë duke u dënuar me 10 vjet burg për një tentative vrasje me thikë e transfornoi autorin.
Ceremonia mortore do të kryhet në varrezat fshatit pasditen e sotme në Hoxharë të Re.
Per kete ngjarje materialet procedurale i jane referuar Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’ ku per autorin eshte dhene dhe masa e sigurise burg pa afat