Një person është gjetur i vdekur në lagjen 10 korriku në Vlorë. Bëhet fjalë për Bashkim Durmishin, 68-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Dyshimet e para janë se viktima është grabitur. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, e cila po hetohet si vrasje.

Dyshimet janë se 68-vjeçari është grabitur dhe vrarë. Referuar të dhënave të para dyshohet se ai është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts