Më shumë se 175 vjet pas vdekjes së tij, Frederic Chopin ende po i bën njerëzit të kërcejnë: një vals i panjohur i kompozitorit polak u gjet aksidentalisht në depon e Bibliotekës-Muzeut Morgan në Nju Jork, sipas gazetës New York Times.
Partitura, e cila kishte të shkruar “Vals” në frëngjisht, u zbulua nga një konservator pranverën e kaluar. Sipas Bibliotekës Morgan, pjesa daton mes viteve 1830-35, kur Chopin ishte rreth 20-25 vjeç.
“Unë pyesja veten: çfarë po ndodh këtu? Çfarë mund të jetë kjo?’ shpjegoi konservatori Robinson McLellan, duke shtuar se ai “nuk e njihte muzikën”.
Në fillim ai nuk ishte i sigurt se ky vals ishte vërtet një kompozim Chopin. Ai i bëri një foto fletëve dhe e luajti pjesën në pianon që kishte në shtëpi. Më pas u konsultua një ekspert nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Biblioteka Morgan arriti në përfundimin se valsi është autentik pas ekzaminimit të bojës së përdorur dhe letrës në të cilën ishte shkruar.
Kaligrafia korrespondonte me atë të Shopenit, si një çelës i F dhe disa gdhendje zogjsh, karakteristikë e kompozitorit gjenial që vdiq në Francë në 1849.
“Ne jemi absolutisht të bindur për përfundimet tona,” tha Robinson McLellan për gazetën.
Sipas Bibliotekës Morgan, pjesa daton midis 1830-35, kur Chopin ishte rreth 20-25 vjeç.