Myrto Uzuni nuk e ka ndërmend të ndalet në Spanjë. Sulmuesi shqiptar shëniu dy gola me Granadan, në ndeshjen ndaj Santander, e vlefshme për La Liga 2.

Pasi mori një asist perfekt nga Rodelas, Uzuni mposhti portierin kundërshtar me një goditje tokazi nga brenda zonës (53′). I dyti personal, erdhi në minutën e 76-të.

Uzuni numëron 11 gola në kampionat, në 15 ndeshje. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Granada-s. 29-vjeçari ka thyer rekordin e El-Arabit me 44 gola të realizuar, pasi ka shënuar 46 gola ë 103 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts