Nuk kanë fund detajet e tmerrshme për aktin e kryer nga 39-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij në Athinë dhe që e mbajti trupin për një javë në papafingo. Gjatë kësaj kohe, për të mbuluar zhdukjen e nënës së 2 fëmijëve ai u dërgonte mesazhe familjarëve të saj nga telefoni i viktimës duke u kërkuar që të mos e denonconin çështjen në polici pasi ajo kishte ikur me të dashurin e saj.

Gazeta greke Protothema ka publikuar edhe një pjesë të mesazheve që nga telefoni i viktimës, autori u kishte dërguar fëmijëve duke pretenduar se ishte nëna e tyre që ishte larguar.

“(…) foshnjë, mami iku, mori rroba, një valixhe, unë jam tashmë në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ki kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur mami të mbledhë para dhe të përgatisë letrat, do të kthehem të të marr me vete.

Për momentin do të shkoj larg, dhe me babanë jam ndarë, ndaj dëgjojeni të mos zemërohet dhe kujdesuni. Në rregull fëmijë. Unë do t’ju telefonoj kur të mundem sepse nuk mundem dhe nuk kam minuta. Ok, mos u shqetëso, do të jem mirë dhe do të të marr kur të mundem. Ok;

Ty dhe vëllanë tënd. Dhe kujdesuni dhe dëgjoni babin. Në rregull fëmijë. Kur të mbaroj letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të të marr ty, por deri atëherë tregohu i mençur të dëgjosh babin dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Unë po të dërgoj mami dhe të dua shumë, do të të telefonoj kur të mundem fëmijë. ok dashuria ime Tani nuk mund të flas tjetër.

Kur të hani do të të marr, mos u shqetëso. Do të jem mirë mirupafshim. Edhe një gjë bebe, babi nuk e di qe jam larguar, kur ai lexon mesazhin, mesazhi i thoni do ta marr ne telefon qe te mos me marre. Mirë puthje fëmijë.

(….) zemër, meqë të thashë kur të mbledh lekë për të rregulluar letrat do vij të marr ty dhe vellain tend. Mos u shqetësoni për këtë. Unë të dua shumë dhe do të të marr kur të mundesh, mirë fëmijë, lëre babin të thotë çfarë të dojë” – thuhet në mesazhe. ©LAPSI.al

Mesazhet e rreme që 39-vjeçari u dërgoi djemve pasi vrau nënën e tyre - 'Dëgjo babin'
Mesazhet e rreme që 39-vjeçari u dërgoi djemve pasi vrau nënën e tyre - 'Dëgjo babin'
Mesazhet e rreme që 39-vjeçari u dërgoi djemve pasi vrau nënën e tyre - 'Dëgjo babin'

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts