Ulja e temperaturave ditët e fundit, përveç reshjeve të shiut ka sjellë edhe borën e parë për këtë vit në veri të vendit.
Mësohet se Malësia e Madhe është zbardhur, duke bërë që në segmentin rrugor Hani i Hotit – Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës me trashësi rreth 10 cm. Që prej mbrëmjes së djeshme, Vermoshi, fshati më verior i Republikës së Shqipërisë, është mbuluar nga bora.
Megjithatë, autoriteti rrugor shqiptar (ARRSH) bën me dije se ka nisur puna për pastrimin e rrugës, teksa momentalisht ky aks rrugor është i kalueshëm me goma dimërore.