Një lajm i rëndë vjen nga fshati Gjashtë në Sarandë. Gjatë ditës së sotme, për motive të dobëta, një person i identifikuar si Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur shishe qelqi, Gëzim Bizionin rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Admir Beqiri, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.
Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.