Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me dhunën ndaj Kujtim Cacës dhe familjes së tij është shoqëruar dhe pasi është marrë në pyetje është liruar. Ai u arrestua ditën e sotme, pas disa javësh në kërkim, por u lirua pasi prokurori i çështjes vendosi procedimin e tij në gjendje të lirë.
Shkak për sherrin me familjen Caca dyshohet se është bërë një kanal, ngjarje e regjistruar në tetor të këtij viti. Në kërkim u shpall edhe djali i Flamur Rrajës, Ariel Rraja i cili më herët ka qenë i arrestuar pasi u kap me rreth 50 gramë kokainë në automjet gjatë një kontrolli policor.
Flamur Rraja ndërkohë, ka qenë pjesë e dhunës së ushtruar ndaj pjesëtarëve të familjes Maja për dëmet që u shkaktonte në banesa gurorja e fisit Rraja në Fushë-Krujë. Dhuna barbare e shfaqur në video që vetë ata regjistruan për të trembur banorët e tjerë të zonës, pasoi dorëheqjen e Rrahman Rrajës si deputet i PS-së.