Roger Nores, miku i Liam Payne, i cili u akuzua për braktisjen e këngëtarit para vdekjes së tij, ka folur për herë të parë në dokumentarin e TMZ Investigates: “Liam Payne: Who’s to blame?”.

Nores, i cili ishte miku i ngushtë i Liamit që nga vitit 2020, kujtoi ditën e vdekjes së Liamit, duke thënë se ai ishte “në gjendje shpirtërore të mirë”. Ai shpjegoi se Liam ishte në humor të mirë, duke folur dhe biseduar me disa amerikanë që ishin në hotel për një martesë dhe duke bërë shaka me ta.

Liam ishte në humor të mirë. Ai po fliste me 10 ose 15 amerikanë që ishin këtu për një martesë. Dhe kështu ai po fliste me ta dhe po bënte shaka,  nuk kishte asgjë të pazakontë në sjelljen e Liam atë ditë.Unë shkova në hotelin e tij tri herë atë ditë dhe u largova 40 minuta para se të ndodhte kjo”, rrëfeu miku.

Liam Payne vdiq më 16 tetor pasi ra nga ballkoni i hotelit Casa Sur në Buenos Aires, Argjentinë. Nores shprehu trishtimin dhe befasinë e tij për ngjarjen, duke thënë se “kurrë nuk mund ta imagjinonte se do të ndodhte diçka e tillë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts