Në tregun e shpendëve në Elbasan ka nisur shitja e gjelave të detit. Këtë vit mungesa e theksuar e blerësve ka bërë që tregtarët e fermerët të ulin çmimin e shitjes së shpendit në 800-1000 lekë të reja.
Ata shprehen se ky çmim i vendosur nuk nxjerr asnjë shpenzim të bërë gjatë vitit për rritjen e shpendit teksa shprehen se janë të vetëdijshëm se qytetarët kryesisht mosha e tretë e mbetur e ka të pa mundur ta përballojë këtë çmim ndonëse me i ulët se vitin e kaluar. Për ta shqetësim parësor mbetet futja e produkteve të huaja me çmim e me cilësi më të ulët.
Të vetmit qytetarë që shihen në tregun e gjësë së gjallë janë të moshuarit të cilët shprehen se dhe pse këtë vit çmimi i gjelit shihet më i ulët, pensionet që marrin janë të pamjaftueshme për të blerë shpendin simbol te tryezës së fund vitit.
Ajo që vërehet qartazi në tregun e gjësë së gjallë është pakësimi i fermerëve që dalin për të shitur këtë shpend kjo për arsye të mos nxjerrjes së shpenzimeve as për rritjen e shpendit.