Tensione jashtë dhe brenda Parlamentit. Deputetët e opozitës, të cilët nuk janë të përjashtuar kanë protestuar në Kuvend, ndërsa foltorja është rrethuar nga Garda.
Ndërkohë deputetët e përjashtuar nga Kuvendi janë përplasur me Gardën jashtë ambienteve të godinës.
Pasi nuk u lejuan të futen brenda u ulën këmbëkryq në hyrje të institucionit.
Kujtojmë se ka qenë pikërisht djegia e karrigeve ajo që ndikoi në marrjen e vendimit nga Sekretariati i Etikës, ku u përjashtuar 24 deputetë të PD nga jeta parlamentare, për periudha të ndryshme kohore.
Dënimi i ka përfunduar vetëm Edi Palokës, i cili ishte përjashtuar me 10 ditë, ndërsa vijon për 23 të tjerët.
Prej tyre, Gazment Bardhi, Bledian Nallbati dhe Flamur Noka janë dënuar me 60 ditë, 20 të tjerët me 40 ditë.