Rroskovec – Qeveria bie dakort për ndërtimin e TEC-it në Rroskovec. Banorët protestë dhe peticion PE (Parlamentit Europian): Ndaloni ndërtimin e TEC-it ose na keni emigrantë të paligjshëm në Europë
Rënia dakortë e Qeverisë Rama3 disa ditë më parë për ndërtimin e TEC-it në tokat e fshatit Suk1 të bashkisë Rroskovecit ka indinjuar banorët e kësaj zone duke u mbledhur e kanë zhvilluar një takim së bashku me avokatin Altin Goxhaj për ecurinë se si do të veprojnë për ndalimin e ndërtimit të këtijbTEC-i.
Banorët pohuan se nuk do ta ndalin luftën e tyre për të mos lejuar ndërtimin e tec-it pasi ai ndikon si në përkeqsimin e shëndetit të tyre por edhe të ekonomisë familjare të baborë e të zonës pasi tokat ku ata i punojnë e kanë të ardhura do të mbeten djerrë



Banorët të tjerë pohuan se beteja për të drejtën nuk do ndalet pasi do vijojnë me protesta masive në datën 26 dhjetor por edhe peticion duke mbledhur firmat e banorëve e më pas do ja dërgojnë qeverisë Rama3 , Kryeministrit por edhe PE (Parlamentit Europian) duke ja cilësuar se nëse nuk ndaloni ndërtimin e tec-it në Rroskovec do na keni emigrantë të paligjshëm në Europë



Nga ana e tij avokati Altin Goxgaj ka pohuar se ky miratin i qeverisë indirekt zbaton planin e Sotosit për shpopullim por këtë gjë ua ka thënë edhe kryebashkiakia Majlinda Bufi, nëse nuk dëshironi ikni nga banesat, tec- i do ndërtohet. Një paralajmërim kish avokati Goxhaj për Avokatët e Sorosit të mos na vënë shkopinjë nën rrota me padi paralele
Nga statistikat ka dalë se zona e Rroskovecit është ndër zonat e pakta në vend ku shpopullimi nuk i ka prekur në masë, ku fshatrat janë të banuara, tokat të punuara dhe shkollat gumzhijnë nga fëmijët, kjo zonë ka mbi 35 mijë banorë