Nata e ndërrimit të viteve në Sideni të Australisë ishte spektakolare me fishekzjarrët që ndriçuan qiellin, por pas saj nuk munguan as incidentet në rrugë. Shkak janë bërë të rinjtë që edhe këtë herë kanë abuzuar me alkoolin. Daily Mail ka sjellë foto se disa kanë përfunduar të shtrirë rrugëve dhe në afërsi të bareve.

Policia tha se nisi një operacion masiv për të siguruar që qytetarët të qëndronin të sigurt teksa festonin pavarësisht sjelljes së keqe të disave. Oficerët u detyruan të arrestonin 36 persona për shkelje që përfshinin sulmet, sherret, grabitjet dhe shkelje që lidhen me posedimin e thikave.

Një 17-vjeçar u plagos me thikë pas shpine ndërsa policia është në kërkim të autorit. Ndërsa policia e Queensland bëri 11 arrestime për sjellje antisociale dhe incidente të lidhura me alkoolin. Në urgjenca përfunduan mbi 60 persona në Melbourne. Nuk munguan edhe këtë herë të rinjtë që e kaluan natën në plazhe ku disa guxuan edhe të laheshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts