Taylor Swift ka bërë histori në Billboard Music Awards 2024, duke u shpallur fituesja më e nderuar e Billboard Music Awards me gjithsej 49 trofe në karrierën e saj.
Sipas Mirror, në ceremoninë që u mbajt të enjten mbrëma në Los Anxhelos, këngëtarja fitoi 10 çmime, duke përfshirë Top Artist, Top Female Artist dhe Top Album, duke e bërë atë artisten më të vlerësuar.
Disa nga fitimet e tjera të Taylor Swift përfshijnë Top Billboard 200 Artist, Top Hot 100 Artist, Top Artist i këngëve në radio, Top Billboard Global 200 Artist, Top Billboard Global (përveç SHBA-ve), dhe albumi Top Billboard 200 për “The Tortured Poets Department”.