I shumëkërkuari i Niklës, Marklen Haka strehohej në banesën e kushëririt të tij 21-vjeçarit Klajdi Haka. Ky i fundit ka rënë sot në prangat e policisë.
Gjatë kontrolleve në banesën e 21 vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi dhe një pistoletë pa leje.
Operacioni për vënien në pranga të Hakës ishte mjaft kompleks për shkak të masave që i kërkuari kishte marrë, duke monitoruar me kamera zonën, por edhe me postblloqe njerëzish të cilët do ta njoftonin nëse policia paraqitej në zonë. RENEA qëndroi 4 ditë në vëzhgim derisa u krijuan kushtet për të ndërhyrë pasditen e së premtes, ku vunë në pranga Marklen Hakën të zbathur, teksa tentoi të largohej mes bimësisë. Haka dyshohet për një seri veprash penale, ku më të rëndat janë vrasja e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit si dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal.