Në njoftimin që shpërndau për mediat, SPAK bëri me dije se një nga akuzat ndaj organizatës së Suel Çelës është ajo për atentatin e dështuar me snajper ndaj Ardian Çapjas.
Ky i fundit cilësohet edhe si kreu i një grupi rival në Elbasan, që i ka shpëtuar disa atentateve, mes tyre edhe me antitank.
Një prej sulmeve ishte plagosja me një armë snajper nga distanca, në oborrin e vilës së tij, në periferi të qytetit.
Krimi ndodhi më 8 ershor të vitit 2020 dhe ky ishte atentati i tretë që i mbijetonte. 55-vjeçari u qëllua me armë zjarri, snajper ushtarak në një atentat të mirë organizuar, pranë shtëpisë, ngjitur me hotel ‘Univers’-in në pronësi të tij, në hyrje të qytetit të Elbasanit, zona e Krastës. Për këtë ngjarje SPAK akuzon kreun e grupit rival, Suel Çela, që gjithashtu bashkëpunonte me grupin tjetër Çopja.
Pavarësisht se zona kontrollohet nga familja Çapja ku të gjitha lëvizjet monitorohen me kamera sigurie, autorët arritën që të depërtojnë për herë të tretë, por nuk ia arritën qëllimit. Çapja u përpoq ta mohonte, por Policia gjeti më tej prova, teksa zbuloi edhe një makinë që po digjej pak minuta ps krimit.
Nga fishekët që shpërthyen në mjet u lëndua edhe një efektiv policie. Në makinë u gjet edhe një armë e djegur, që u tha se ishte snajperi i përdorur për qitje.