Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë që në orët e para të mëngjesit për kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
5 oficerë të BKH-së, me mandate kontrolli, kanë shkuar rreth orës 8 të mëngjesit në banesën e Veliajt, por janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi kryebashkiaku apo familjarë të tij, nuk kanë pranuar t’u hapin derën për kontroll.
Para se të sekuestronin telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erjon Veliaj, oficerët e BKH-së janë detyruar të presin jashtë shtëpisë. Këtë e dëshmon një video që është filmuar në ambjentet e Kodrës së Diellit, kompleksi ku banon Erjon Veliaj me familjen e tij. Aty duken katër persona që presin në hyrje të shtëpisë së Erjon Veliajt për sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës.
