Nëna e një 11-vjeçari nga Tirana denoncoi në emisionin “Stop” në Tv Klan dhunên masive që i është bërë djalit më 11 mars 2024 jashtë oborrit të shkollës 9-vjecare “Gjon Buzuku” nga 7 persona 12, 14 dhe 17 vjeç. Agresorët e kanë filmuar dhe e kanë nxjerrë live në TikTok aktin e tyre. Dhuna u denoncua në polici, në komisariatin numër 4 dhe me incidentin u mor efektivi Pajtim Canka, por ngjarja u mbyll pa u marrë provat e duhura.

Mamaja denoncuese e 11-vjeçarit deklaron se dhuna ka qenë sistematike ndaj djalit të saj, i cili është shantazhuar, i kanë kërkuar para dhe rroba të rinjtë agresorë, shumica pjesë e shkollës “Gjon Buzuku”.

Me prova të cunguara, prokurorja e Tiranës Denisa Asko e pushoi çështjen dhe doli me vendimin e mosprocedimit penal. Po kështu gjyqtarja Gilda Hoxha është pajtuar me vendimin e prokurores duke mbuluar dhunën skandaloze e të pashembullt ndaj një të mituri.

“Nuk kërkoj asgjë më tepër se të merren masa konkrete për atë që është bërë dhe të parandalohet diçka që mund të ndodhë më pas. Sot e kam gjallë, falenderoj Zotin, por ndoshta s’do ta kisha, s’do të merrej drejtësi pasi unë ta kisha humbur djalin apo pasi ta humb? Nuk jam e qetë duke e ditur që persona problematikë kanë qenë edhe në lagje, edhe në shkollë persona problematikë. Në çdo moment, unë ndiej rrezikshmëri ndaj djali”, – deklaron nëna e 11-vjeçarit. /Marrë nga tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts