OP&AN
4 min read
82

SKULL ISLAND

December 17, 2024
0
SKULL ISLAND


Nga Edmond Bejtaj – “… This is New York City, and this is sacred ground, you hear me ? It was built for humans, by humans, not for stinking lice-infested apes, the thought of some mutant gorilla crapping all over the streets of this fair city fills me with disgust, so this is how it’s going to be, – We find it, we kill it, we cut its ugly head off and we ram it up… !” / “King Kong” / 2005)

Introduction
(Qentë e rrugës)

Nuk kisha ndërmend të flisja më mbi rastin “Parashqevi”, por më ngacmuan ca gjëra që pashë e dëgjova në dy ditët e fundit, pra fjalët e nja dy ish artistëve bashkëkohës të këngëtares në fjalë, që e lëshuan gojën si bastardë ekzemplarë të racës njerëzore, duke na rrëfyer gjithë qejf se gruaja me të cilën në një farë mënyre po merreshin të gjithë, dikur kishte qenë një kurvë, një dashnore e të gjithëve (përveçse e këtyre), me lidhje të forta me njerëzit e pushtetit të kohës kur u ngjit në skenë, dhe pastaj vulën ia vuri një tjetër mashkull i ekranit që e pashë të deklaronte edhe emrin e atij që asokohe e kishte pasur dashnore më shumë se gjithë të tjerët, pra të një njeriu të Sigurimit famëkeq, gjë që më bëri të hungërija para ekranit – E pse ata të Sigurimit nuk duhej të kishin dashnore !?

Chapter One
(Ikona jonë)

Nuk e dija që mes popullit tonë, Parashqevia gëzonte famën e një ikone të jashtëzakonshme të këngës, sidoqoftë, nisur nga ato çfarë kam parë në rrjet, ajo çfarë i ka bërë njerëzit veçanërisht të ndjeshëm tani ndaj saj, janë kujtimet që i lidhin me atë kohë kur stomaku mbushej më shumë me emocione sesa me bukë, si dhe ndjesia normale që të lind kur sheh një grua të njohur tashmë të braktisur e të vetmuar, pra dëshira për të ndihmuar një grua në nevojë, sidoqoftë, për ata që nuk e kanë jetuar atë kohë kur Parashqevia ngjitej në skenë, po them se fati i saj është ai i një vajze të hijshme e të talentuar të provincës, që kërkon të krijojë një karrierë me talentin e saj dhe aty futen në lojë burrat që i japin dorën (dhe jo vetëm dorën), dhe aty asaj i duhet të zgjedhë nëse duhet të vazhdojë në rrugën që ëndërronte apo të kthehet në provincë, dhe aty ikona jonë zgjodhi të bëhej ikonë, e ky është gabimi fatal i saj për të cilin meritoi vrasjen me gurë nga burrat e moralshëm të asaj kohe, vrasje që po vazhdon akoma nga të gjithë pa përjashtim, pra edhe nga ata që shtiren se u dhimbset.

The End
(All the Vivian’s men)

Nuk dua të vërtetohet ky parashikim që po bëj tani, por druhem se do ndodhë, pra ekspedita që shkoi deri tek strofka ku ajo i shtynte ditët në mënyrën që kishte zgjedhur apo ishte detyruar të pranonte, që e joshi atë me bizhuteritë vezulluese që ia vendosi në trup njësoj si dikur indigjenëve në këmbim të floririt që ata e kishin me bollëk pa i ditur vlerën, do ta sjellë King Kongun e bardhë e të moshuar në Tiranë, jo vetëm për të shastisur turmën e ekzaltuar që mezi po e pret, por edhe për të tentuar një lloj hapje dosjesh qesharake në vend të hapjes së dosjeve të vërteta të asaj kohe, dhe aty uroj vetëm që asaj mos t’i plasë zemra kur ca burra muti t’i kujtojnë burrat e shumtë të jetës së saj, fatin e të cilëve do kishin dashur shumë që ta kishin edhe ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts