OP&AN
2 min read
103

Si s’u poqe moj Kajsi?

November 11, 2024
0
Si s’u poqe moj Kajsi?

Nga Ylli Dylgjeri – “Rama ndjehet komod me Trumpin” – na tha fruti lëpirës Kajsiu në një koment në shtyp. “Janë njësoj”- tha, pragmatisti, kanë miqësi me oligarkët, nuk kanë ngarkesa ideologjike. Kajsia nuk na tha tjetër se ajo i përngjet të dyve, janë dhe veset, dy kanë akuza për mardhëniet me femra, të dy janë milionerë, të dy i bien me top parasë, biles Trump ka 91 akuza, ndërkohë që ka Rama “99” po nuk e penalizon kush se nuk ka drejtësi.

Kajsia nuk tha se ndryshe nga Trump që ka pasuri të trashëguar nga i ati, Rama ka ideologji të trashëguar nga i ati. Tjetër, Trump ka ngritur një perandori kapitali në SHBA me biznesin e Tij, ndërkohë që Rama ka ngritur një narkoshtet horrash e gazetaresh bythlëpires, që studio më studio na tregojnë se fakti që po dënohen qeveritarë e drejtorë, do të thotë se drejtësia funksionon!

Pika që ju bie o qelbësira.

Po këto mostra hajdutësh kush i rekrutoi, i përzgjodhi, i emëroi në administratë Shërbimi Civil, kunkurimi, aftësia apo… mafia, bandat dhe nepotizmi? Ku i kanë rrënjët këto mostra? Parimi është: di të vjedhësh vazhdo puno, nuk di, përgjegjesia është personale!

SPAKU- megjithë politizimin që po tregon në këte përmbytje banditesh nuk ka kapacitete për të ngritur pritë, që ta ndalë këto llume. Ka ende shumë akoma që nuk zihen me dorë. Ka superprodhim që asnjë kohë e këtij vendi nuk e ka parë.

Po Kajsia si frut i lehtë vazhdon të serviret në tavolinat e banaqet e shitura.

Tjeter, duhet të te veçojmë Ty o Kajsi, si më transparent. Deri tani Rama na është justifikuar se mollët e dardhat ia kanë ngrënë pas shpine, ndryshe nga Ty që po të hamë përpara e në publik.

Se fundmi, mos krahaso të pa prakrahasueshmen. Në një luftë të mundshme, Rama kufoma e robër do të mbledhë, ndërkohë që Trump është udheheqës për të mbrojtur kontinente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts