Greqi – Një i vdekur, dy të arrestuar dhe dy në kërkim është bilanci i një sherri të ndodhur në Seres të Greqisë.

Sipas policisë vendase, çdo gjë nisi në momentin që viktima Nj.L, 34 vjeç, shtetas grek, babai i tre fëmijëve u ndalua të hyjë në një lokal nate pasi sipas roje sigurie të lokalit ishte në gjendje të dehur.

Fillimisht roja, i cili ishte shtetasi shqiptar Gushalli Hoxha 27 vjeç, u konfliktua verbalisht me tre shtetasit grek të cilët u larguan nga lokali.

Dy orë më vonë dhe në rrethana ende të pa ditura rojet e lokalit po kalonin rrugës në kohën që u sulmuan nga grupi i tre grekëve që nuk ishin lejuar të futeshin në lokal.

Sipas informacioneve, në dosjen e ngritur për rastin me akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim, përfshihen katër meshkuj, tre shtetas të moshës 30, 28 dhe 27 vjeç dhe një shtetas shqiptar 29 vjeç. Për momentin 27-vjeçari dhe 29-vjeçari janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.

Shqiptari i arrestuar është identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha, 29 vjec nga Durrësi.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në pedonalen e Serres. Pas një debati mes katër autorëve dhe viktimës, ata e kanë goditur për vdekje me thikë, duke i shkaktuar dy plagë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe në ije.

Whatsapp Image 2025 01 01 At 19.56.24

Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka lënë frymën e fundit.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe 6 gëzhoja nga një pistoletë manovër.

Si ndodhi ngjarja

Viktima ka dashur të hyjë në një lokal nate me dy shokë të tjerë. Në portën e lokalit ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore supozohet se kanë lënë një takim me grupin e autorëve, ose kanë pritur mbylljen e lokalit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

Në vetëm pak minuta u ndez sherri dhe gjatë përleshjes njëri prej tyre, ndoshta vetë truproja i lokalit, nxori një thikë të tipit ushtarak dhe arriti të godiste dy herë viktimën, njërin prej tyre në arterien femorale. Në fakt, sipas burimeve autoritative të policisë, një tjetër person nga grupi i autorit ka qëlluar me pistoletë manovër në ajër.

Whatsapp Image 2025 01 01 At 20.06.47

Sipas të dhënave të para, viktima ka qenë ndoshta nën ndikimin e alkoolit kur ka shkuar për të hyrë në lokalit, ndërsa po hetohet nëse autorët punonin aty apo kanë qenë klientë.

34-vjeçari është baba i dy fëmijëve, ndërsa gruaja e tij është shtatzënë me fëmijën e tretë. Sipas informacioneve, 34-vjeçari ishte banues në Lefkona. Banorët e zonës flasin për një familjar të qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts