Shqipëria po luan ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës që për shkak të luftës do të luhet në Pragë (Çeki).

Kuqezinjtë synojnë të thye tabunë, pasi nuk e kanë mundur asnjëherë përfaqësuesen ukrainase ku rezultati më i mirë në 6 përballjet është barazimi 2-2 para 19 vitesh. Po luajmë mirë dhe kishim shans për gol

UKRAINË-SHQIPËRI 1-2

66’ GOOOL –  Kombëtarja luan mjaft mirë dhe me një aksion shumë të bukur gjen avantazhin. Jasir Asani konkretizon me të majtën e tij magjike pasimin e Manajt, duke e dërguar në rrjetë. VIDEO E GOLIT

54’ GOOOL Super Ismajli. Mbrojtësi përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe e ndal në fundin e rrjetës, për të barazuar shifrat. VIDEO E GOLIT

49′ – GOOL Yukhym Konoplia shënon që në rastin e parë për Ukrainën duke i dhënë avantazhin me një goditje në hyrje të zonës. Srakosha e prek topin, por nuk e devijon dot jashtë kuadratit. VIDEO E GOLIT

42’ – Ukraina krijon shansin e parë me Yaremchuk, por pret Strakosha.

40’ – Qazim Laçi është shumë pranë golit me një goditje spektakolare me thembër, që shkon në rrjetën e portës, por për fatin e keq, në atë të jashtmen.

39’- Asllani merr një top nga Bajrami dhe gjuan me të majtë, por pret Trubin, që e dërgon topin në goditje këndi.

31’ – Shqipëria luan mirë dhe i afrohet shumë golit me Jasir Asanin, që bën më të vështirën shumë pranë portës duke tentuar që të pasojë, edhe pse kishte gjithë kohën për të tentuar rrejtën.

24’- Manaj shpërdoron një rast shumë të mirë, pas një pasimi të marrë nga Asllani. Sulmuesi gabon në zonë, duke vonuar gjuajtjen, por ishte në pozicion jshtë loje.

20′ – Asllani kroson nga e majta, por Laçi nuk gjen dot topin, pak metra larg vijës fatale.

9’- Mitaj futet bukur nga e majta dhe pason në zonë për Laçin. Mesfushori gjuan me të majtën, por topi shkon jashtë kuadratit.

1’ – Nis ndeshja në Pragë

Formacioni

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts