OP&AN
2 min read
83

Shpëtoni mësuesin!

December 12, 2024
0
Shpëtoni mësuesin!

Nga Alketa Lugaj* – Të jesh mësues sot në Shqipëri, është si të ndodhesh nën një presë ku ushtrohet trysni e vazhdueshme.

Mësuesi merr “komanda” të çuditshme, të cilat nuk marrin parasysh as legjislacionin ekzistues për arsimin parauniversitar, as hierakinë institucionale për lëshimin e tyre e madje nuk kanë në konsideratë as formimin dhe kompetencën e mësuesit në përmbushjen me vetëdije të detyrave të tij.

Mësuesit i përcaktohen shpesh në kryerjen e detyrave, afate krejt të ndryshme nga ato ligjoret. E këto të fundit parashikojnë kohën e nevojshme për të shmangur mbingarkesën dhe trysninë në punë.

Vetë SMIP po funksionon si “institucion” më vete, njofton mësuesin se duhet të ketë përfunduar nxjerrjen e notave të njëjtën ditë që përfundon periudha.
Po sa orë pune i duhet një mësuesi të nxjerrë rezultatet e nxënësve, pasi ka mbaruar orën e fundit të mësimit?

Si mund të nxirren në kohë reale rezultatet dhe të gjitha të dhënat që kërkohen?

Cili është institucioni dhe personi që e kërkon këtë?

Ky është një rast, e sa e sa raste të tjera ka, raste që e trajtojnë mësuesin si inteligjencë artificiale që thjesht i jepen “komanda” dhe ai duhet t’i ekzekutojë!!

Mësuesi është punonjësi me të drejtat që ia garanton legjislacioni në fuqi dhe jo tekat e personave që drejtojnë në mënyrë digjitale nga zyra apo kompjuteri.

*Alketa Lugaj është mësuese në gjimnazin Janaq Kilica në Fier dhe për disa vite ka qënë shefe e zyrës së arsimit në Prefekturën e qarkut Fier

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts