Fier – Një ditë pas aksidentit të mbrëmshëm në aksin rrugor Levan- Qarr, 40 krerêt e bagëtive të imëta vijojnë të jenë të ngordhura në anë të rrugës. Sipas përgjegjëses së shërbimit veterinar pranë bashkisë Fier, Melaize Korcari, ato do të groposen gjatë ditës së sotme, në Pishporo.
Ndërkohë pronari i tufës së deleve Fetah Murataj tregon se përvec 40 krerëve të ngordhur, 10 të tjerë janë të lënduara dhe rrinë shtrirë e po ngordhin duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik që shkonë mbi 10 milionë lekë të vjetra




I moshuari tregon se prej 25 vitesh mbarështon bagëti, ai ka 200 krerë bagëti të imta të matrikulluara dhe kurrë më parë nuk i ka ndodhur asnjë problem. Nuk mund të luajnë të rinjtë me gara shpejtësie thotë Murataj , duke apeluar për shkaktarët e aksidentit ti paguajnë dhe dëmshpërblim.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin “Levan-Qarr”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin L. Dh., 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo, sepse nga kryerja e testit të alkoolit, pas aksidentit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Nga ky aksident u dëmtuan lehtë shtetasi L. Dh. dhe 3 pasagjerë. Gjithashtu, ngordhën 37 bagëti të imëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 28 vjeç, banues në fshatin Portëz, pasi ka goditur me grusht dhe me sende të forta një shtetas, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.