Gjykata e Fierit ka dënuar me burg një tutore me iniciale Y. Xh. e cila shfrytëzonte për prostitucion një vajzë në ambientet e lokalit të saj të marrë me qera në lagjen “Apollonia”. Ajo e ushtronte këtë veprimtari me klientët e lokalit kundrejt shumës 3000 deri në 5000 lekë.
Tutorja u shpall fajtore për ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’, dhe u dënua nga togat e zeza me 4 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 3.4 vite pas hekurave.
Nga ana tjetër, vajza me iniciale H. O., u dënua për kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” me 1 vit pas hekurave, por përfundim nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 8 muaj.
Në përfundim, gjykata vendosi të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të dënimit për të pandehurën H.O duke e vënë në provë për 16 muaj me kusht që gjatë afatit të provës mos të kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, Dega Territoriale Fier.
Policia
Një 45-vjeçare nga Patosi është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtjen e lokaleve për prostuticion. Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Y. N(Xh)., 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostuticioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostuticion”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.