Cakran – Plagosje me mjete të mprehta ka ndodhur këtë mëngjes të sotëm në ambjenet e shkollës se mesme ne Cakran. Dy të rijë nxënes te kesaj shkolle pasi kane debatuar janë qelluar me mjet prerës ne krah. Autori është ndaluar nga policia ndersa i plagosuri ka marr ndihmen mjekësore dhe eshte jasht rrezikut per jeten duke u mjekuar ne urgjencen e spitalit rajonal Fier.
Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së
mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. Dalani 17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Ydo Xhafa të (dy nxënës të kësaj shkolle).
Shtetasi Ydo Xhafa u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. Dalani si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.