Përfundon në barazim 1-1 sfida Milan-Roma, ndeshje për javën e 18-të të Serie A. Milanit iu deshën vetëm 16 minuta për të hapur ndeshjen. Reijnders shënoi golin e parë për kuqezinjtë pas asistimit të shkëlqyer nga Fofana. Megjithatë, Roma reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 23-të. Dovbyk i dhuroi një asist fantastik me takë për Dybala-n, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Pjesa e mbetur e ndeshjes u shoqërua me shumë nervozizëm, me mori kartonash të verdhë dhe një të kuq për trajnerin e Romës. Fonseca protesoti pas një vendimi të diskutueshëm. Pavarësisht mundësive të shumta të krijuara nga të dyja skuadrat, asnjë prej tyre nuk shfrytëzoi rastet për të shënuar golin e fitores.
Ky barazim i lë Milanin dhe Romën larg pozita të larta në tabelë. Të dyja skuadrat nuk shfrytëzuan fitoret e mëparshme ndaj Veronës dhe Parmës, duke mbetur larg nga kreu i klasifikimit.
Ndeshja:
Milan-Roma nisi me ritëm të shpejtë dhe shumë raste për të dyja skuadrat. Roma pati mundësinë më të madhe në fillim. Pas një aksioni të shpejtë, Dovbyk goditi shtyllën e parë me një gjuajtje të fuqishme nga një pozicion i vështirë. Por në minutën e 16-të ishte Milan që e hapi llogarinë, duke shfrytëzuar një kundërsulm perfekt. Fofana kaloi mbrojtjen e Romës dhe pasoi tek Reijnders, i cili shënoi me një goditje të shpejtë.
Për fat të keq për Romën, më pak se një minutë më vonë, ata përsëri dështuan në mbrojtje dhe Morata ishte shumë afër shënimit të golit të dytë për Milan. Por, Roma reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 23-të. Pisilli kaloi një top të shkëlqyer për Dovbyk, i cili me një asist të shpejtë gjeti Dybala që shënoi.
Në fund të pjesës së parë, tensioni u rrit pas një kontakti të diskutueshëm në zonë mes Pisillit dhe Reijnders. Një moment që bëri qe trajneri i Romës, Fonseca, shpërtheu në zemërim pasi u refuzua një penallti. Pas kësaj, ai u ndëshkua me karton të kuq. Pjesa e parë përfundoi pa raste të mëdha, ndonëse Chukëueze ishte shumë i frymëzuar në sulm për Milanin.
Në pjesën e dytë, të dy trajnerët bënë ndryshime. Ranieri futi Pellegrini dhe Celik, ndërsa Fonseca e hodhi në fushë Bennacerin. Ky i fundit pati një gabim të rëndësishëm që çoi në një mundësi të mirë për Dovbyk, por Maignan reagoi në mënyrë të shkëlqyer. Më pas, Bennacer u përpoq me një goditje të fuqishme nga distanca, por portieri Svilar shmangu rrezikun.
Ndeshja u bë gjithnjë e më e qetë, me asnjë ekip që nuk mundi të shfrytëzonte mundësitë që krijoi. Pjesa finale e ndeshjes solli disa momente dramatikë. Në minutën e 85, Maignan shpëtoi Milanin nga një goditje të fuqishme të El Shaarawy-t. Ndersa në minutën e 89, Pellegrini humbi një mundësi të artë për të shënuar golin e fitores pas një pasimi të Dybala.
Kështu, ndeshja përfundoi me një barazim 1-1. Ky rezultat që nuk ndihmon as Milan dhe as Romën në garën për pozitat më të larta në tabelë.