Ministria e zhvillimit dixhital të Rusisë dhe mbikëqyrësi i telekomunikacioneve Roskomnadzor po konsiderojnë bllokimin e telefonatave në aplikacionet e mesazheve, raporton gazeta Kommersant duke cituar burime.

Sipas informacioneve, si ministria ashtu edhe autoriteti mbikëqyrës po shqyrtojnë dy skenarë të mundshëm: bllokimin e plotë të telefonatave në aplikacione apo ndalimin e thirrjeve nga jashtë.

Në mënyrë tipike, ndalimi i mundshëm shpjegohet si një masë për të luftuar “mashtrimet”. Sipas të dhënave të ofruesit Megafon për momentin thirrjet në lidhje me “mashtrimet” në aplikacionet e mesazheve arrijnë në 40% dhe “rreth 70%” prej tyre dyshohet se bëhen nga jashtë.

Ministria e Zhvillimit Dixhital i tha gazetës Kommersant se “nuk po punon për asnjë rregullore për të kufizuar thirrjet në aplikacionet e mesazheve”. Roskomnadzor nuk iu përgjigj kërkesës së gazetës për koment.

Më 19 dhjetor, Roskomnadzor përfshiu me forcë WhatsApp dhe Skype në regjistrin e organizatorëve të shpërndarjes së informacionit. Tani, sipas të ashtuquajturit “ligji Yarovaya”, të gjitha këto aplikacione janë të detyruara të ruajnë të dhënat e përdoruesve të tyre në Rusi, duke përfshirë postën, fotot, thirrjet audio dhe video, dhe t’ia dorëzojnë shërbimet e inteligjencës së bashku me deshifrimin e çelësave. Në rast refuzimi, ato mund të bllokohen në territorin e Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts