Fier – Rrahja e çiftit të moshuatëve në Hoxharë e Re, flasin komshia dhe nusja e djalit të dhunuarëve. Autori problematik, nuk kanë pasur debate më parë mes çiftit dhe autorit

Dy ditë pas rrahjes së çiftit të të moshuarëve Rustemi në Hoxharën e Re të njësisë administrative Ndërmënas 80 vjeçari Namik Rustemi është në gjendje të rëndë në intubim ndërkohë që gruaja e tij 77 vjeçare eshte pak më mirë por jasht rrezikut për jetën.

Në Hoxharën e Re dyqani dhe banesa e tij janë të mbyllura dhe ndodhen pranë e pranë, ndërkohë që komshia e tij tregon për ngjarjen. Ajo thotë se pasi kish dëgjuar zhurmë kish dal dhe kish parë të mushuarin përtokë mes njollave të gjakut

Nusja e djalit të çiftit Rustemi thotë se ishte në punë kur e mori vesh ngjarjen dhe i kishin then qe e ka shtypur makina. Kur erdha mora vesh të vërtetën, tha ajo.

Autori i ngjarjes së rrahjes së çiftit të të moshuarve dyshohet se lshtë Ilir Nukaj me precedentë te mëparshëm kriminal kish qën nën efektin e alkoolit. Banorë të tjerë pohuan se nuk ka apsur debate të mëparshme mes autorit dhe ciftit të dhunuar. Policia ka kryer arrestimin e autorit të dyshuar

Dhunoi fizikisht 80 vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga autori.

80-vjeçari si pasojë e dhunës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin I. N., 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, person me preçedent penal për krime ndaj personit.

Në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit N.R, shtetasi I.N, për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa shtetasja A.R pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts