Kapiteni i kombëtares së Spanjës është shpallur futbollisti më i mirë i vitit për herë të parë në karrierë – Asnjë anëtar i Realit nuk ka marrë pjesë në ceremoni, që nga momenti kur mësuan se çmimi nuk do të shkojë për Vinicius.
Rodri i Manchester City ishte fituesi i madh i Topit të Artë të 68-të.
Mesfushori ndërkombëtar i Manchester Cityt, i cili në verë fitoi euron me kombëtaren spanjolle, duke qenë më i vlefshmi i “rojës”, rreth një muaj më parë pati një dëmtim të rëndë. Konkretisht, ai pësoi një çarje të ligamentit kryq, duke hyrë në… fusha për pjesën e mbetur të vitit.
Pavarësisht këtij dëmtimi të rëndë, viti 2024 do të mbajë gjithmonë një kujtim të ëmbël për të, pasi sonte në ‘Theater du Chatelet’ ku u mbajt ceremonia e Topit të Artë, ai u shpall lojtari më i mirë në botë.
Se Rodri do të ishte lojtari që do të pasonte Lionel Messin, dihej disa orë para ceremonisë dhe u konfirmua vetëm të hënën mbrëma.
Madje, lajmi kishte mbërritur herët në veshët e zyrtarëve të Realit, të cilët ishin të indinjuar nga fakti se çmimi nuk do të përfundonte në duart e Vinicius.
Me një deklaratë për “Marca” “merençet” bëjnë të qartë se ky çmim “nuk ekziston më për ne”.
Në fakt, asnjë anëtar i kampionëve të Evropës dhe Spanjës nuk ka udhëtuar drejt Parisit për çmimin e mbrëmjes së sotme, pasi e konsiderojnë të sigurt që Vinicius nuk do të jetë fitues.
Skuadra madrilene, në fakt, kishte planifikuar të transmetonte një program special pesë-orësh për të treguar çmimin, por pasi informacioni mbërriti në zyrat e klubit, ata e anuluan atë.
Gjithashtu tani e tutje nuk do të ketë asnjë simbol të Topit të Artë në qendrën stërvitore dhe në Santiago Bernabeu.
Siç raportojnë mediat autoritare spanjolle, njerëzit e Realit u njoftuan se Vinicius nuk do ta fitojë Topin e Artë, duke komentuar (në mënyrë anonime) se “Topi i Artë nuk ekziston më për ne” dhe duke shtuar se “ajo që duhet të të bëj është të përqendrohesh në ndeshjet që do të pasojnë”.
Rodri me paterica në ceremoni
Siç e përmendëm edhe më lart, mediat ndërkombëtare raportojnë se çmimi do të përfundojë në duart e Rodrit.
Në fakt, asi i Manchester Cityt ka mbërritur në ceremoni me paterica, pasi mësohet se një muaj më parë pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Rodri from @ManCity! #ballondor pic.twitter.com/ykF5QsNnul
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024
Paris, you looking good! ✨
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024
The ceremony is about to start… #ballondor @championsleague @UWCL pic.twitter.com/1uyISymQ5E
Çmimi “Kopa” shkon për Yamal
Ylli 17-vjeçar i Barcelonës, Lamil Yamal, fitoi siç pritej çmimin “Copa”, që i jepet futbollistit të ri më të mirë.
“Jam krenar për çmimin. Këtë ia dedikoj familjes time. Jam krenar për kombëtaren spanjolle, një falenderim i madh për Luis de la Fuente, rroftë Barcelona”, ka thënë mrekullia katalanase, e cila u bë futbollisti më i ri që ka fituar “Copa”, pasi mori çmimin e tij.