Nga Ervin Resuli – Raporti i fundit i vitit 2023 i Komisionit Europian theksoi se Shqipëria po vijon përpjekjet e saj përmes fushatës së vaksinimit kundër brucelozës në delet dhe dhitë. Megjithatë, situata për vitin 2024 është shumë më shqetësuese.

Një grup i strukturuar në nivele të larta në Ministrinë e Bujqësisë dyshohet se ka përvetësuar fondet e dedikuara për vaksinimin e brucelozës, duke lënë këtë fushatë tërësisht të pazbatuar, pavarsisht se vaksinimi duhej të mbulonte 100% të tufave dhe të ishte kryer tashmë.

Kjo është një katastrofë për të gjithë përpjekjet e bëra ndër vite, pasi ndërprerja e skemës së vaksinimit rrezikon shëndetin publik dhe shkatërron çfarë është ndërtuar. Në mënyrë që kjo aferë të mos përfundojë si një tragjedi kombëtare për shëndetin e qytetarëve, është urgjente që dikush të trokasë në dyert e #SPAK dhe të raportojë këtë situatë me dëme të rënda për shëndetin publik. Dëmi tashmë është bërë, tani duhet të presim reagimin e institucioneve.

Këtë gjë Ervin Resuli e ka publikuar edhe në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts