Fier – Sali Bashaj, fermeri me mbi dy mijë rrënjë ullinjë. “Çdo gjë e kam krijuar vet që nga blerja, mbiellja, vjelja, gjetja e tregjeve, shitja e ullirit kokërr dhe vaj. Dorën e shtetit nuk e kam ndier as në subvencione, as në plehra kimike, as në gjetje tregjesh, është inekzistent”, na ka pohuar Saliu teksa jemi duke udhëtuar më makinën e tij 4×4 për tu ngjitur kodrave e gërxheve ku nga toka djerrë ku dhe ish Partia e Punës me dy brigada e 70 puntorë nuk i ktheu në toka pune.

15 hektarë tokë kodrinore ndodhen në zonën që ndan Patosin Fshat me Kasnicën në zonën e Ofiçinës Vjetër me Visokën. Kjo sipërfaqe toke që dikur ka qënë shkëmbenjë, gurë, ferra afro 15 vjet më parë u mor nga Sali Bashaj banor i Patosit Fshat dhe ashtu vit pas viti nisi ta pastrojë, sistemojë, ta mbjellë me drurë ulliri të varieteteve të ndryshme dhe tashmë prej afro 8 vjetësh ai çdo vit që kalon jo merr prodhim por super prodhim, ndërkohë që shteti për atë nuk ekziston sepse nuk i është gjendur për asnjë ndihmë si e parashikon ligji.
Ai tregonë si e nisi me vështirësi që nga hapja e rrugëve, taracave deri sa tashmë po merr të mirat e punës.

Sipas biedës me Salun mësojmë se ai punë ka çdo vit në çdo muaj që nga shkurti që nisin krasitjet, punimi i kurorave, hedhja e plehut kimik e organik, punimi e pastrimi i kurorës cuarja e sistemit vaditjes me pikatore deri tek nisja e vjeljes së ullirit për tavolinë ose ulliri i kripës e deri varietetet që përpunohen e nxjerrin vaj deri në fund shkurti apo fillim marsi.

Punoj vetë, me gruan nga mëngjesi në darkë pasi fuqi puntore nuk ka. Në kulmin e punës cdo vit i kam pesë apo 8 puntore, i marr me ditë pune apo me kile që vjelin ullinjtë i paguaj me 25 apo 30 mijë lekë të vjetra . Për puntorë ka probleme, krahu i punës ka ikur kanë mbetur të moshuarit.

Edhe puntorët flasin se janë të kënaqur , kanë punë por edhe me pagesëm pasi saliu u tregohet korrekt

Saliu pohonë se ka apsur luhatje cmimi i shitjes së vajit të ullirit por kjo ka qënë në varësi edhe të saisë së prodhimit, por përsëri me vështirësi ja kemi dal, shteti ka qënë inekzistent. Shteti nuk është ndier as në subvencion të mbjelljes së afro 2 mijë drurë ulliri , në plehrat kimike e pesticide. Tregun vendas e kam gjetur vet me njohjet e mia, në ate ndërkombëtar Itali e Greqi i kan gjeturn djemtë që i kam në emigracion. Po i bëre shërbimin bimës prodhimin dhe fitimin do e marrësh, thotë Saliu.

Steti nuk na ka ndihmuar, thotë Saliu, as edhe kur pati superprodhim vaji që të dilte e të ndihmonte fermerët të mos e shisnin me 3 mijë lekë litrin, por tashmë falë cilësisë së vajit ullirit e fabrikave moderne të kohës një litër vaj uliri nuk do të shitet më pak se 8 mijë lekë litri pasi në Greqi po e shesim me 10 euro litri e në Itali 13 euro litri.

Teksa vijojmë bisede me fermerin që vec tokave të tij ka edhe toka të mara me qera në Patos Fshat e Lushnje duke i mbjellë me drurë ulliri, Saliu brenda rreshtave me ullinjë gjen të mbjella shegë, hardhi, arra, bajame, nespulla. Por ka ngritur edhe gropa , vaska me ujëmbledhës që ujin e grumbulluar në dimës e përdor për vaditje në verë. Çdo gjë e kam bio, e kam për prodhim familjar pasi kam tre fëmijë të martuar që i përdorim për konsum familjar por ullirin e kemi bazën që nxjerrim edhe fitimet, ashtu si tha më sipër 50 milionë lekë në vit, dhe për këtë gjë fëmijët do kthehen në pronat e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts