Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar pas lajmit se është marrë nën hetim nga SPAK. Mediat raportuan se atij i është komunikuar sot zyrtarisht akuza e lidhur me shpërdorime në detyrën e mëparshme në krye të Fondit të Zhvillimit Rural.

Në reagimin e tij Beci mohon të ketë dhënë dorëheqjen (madje edhe duke përdorur ironi prej Shkodre), por e shmang thelbin e lajmit nëse është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme.

“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët” – shkruan Beci në rrjetet sociale.

Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se edhe avokati i tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts