Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim për bizneset gjatë një takimi me pensionistët në Korçë. Rama tha se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë bizneset që të deklarojnë pagat e plota, pasi theksoi se mosdeklarimi i saktë vjedh para nga pensionistët.

Ai u shpreh se është në dijeni të pagave në treg dhe nuk do të pranojë deklarimet e bizneseve që nuk përputhen me realitetin nuk do pranohen.

Kreu i qeverisë nënvizoi se nëse nuk korigjohen, përgjegjësia do jetë penale.

“Vijmë te realiteti jonë, te problemi që keni ju, kemi ne dhe të japim zgjidhje. Nga pagat e rritura në sektorin publik, marrim më shumë sigurime shoqërore. Pagat mbasi ne bëmë një përpjekje dhe na rriti kontributorët në skemë, nga 520 mijë në 810 mijë, këta ishin shumica të sektorit privat, kemi pasur edhe një rritje tjetër të kontributorëve, kur kemi shtyrë fort kur pamë që pagat reale ishin më të mëdha. Kemi rritje të pagave reale dhe kemi fshehje të sektorëve. Nuk ekziston në Shqipëri, në ndërtim, pagë 500, 600, 700 euro, nuk ka.

Pagat në ndërtim janë 700-1200 euro. Punëtorët e ndërtimit nuk marrin 600 euro, nuk ka. Kur sheh pasqyrat që deklarojnë, 500, 600. Sepse ne kemi bërë për ata që marrin deri në 500 euro, kemi thënë, te pagat deri në 500 euro, nuk ka tatim, por ka sigurime shoqërore. Ama, këta, iu japin 500 euro me bankë, se s’ka tatim aty, i thonë na edhe 300, 400,500 në dorë. Ja ku u vodh një pensionist, ndërkohë që ky tjetri që i merr këto, i hap vetes gropën, kur të dalë në pension habitet. 3 mijë gjyqe bëhen në vit, shko në gjyq, ma keni llogaritur pensionet gabim. Ke marrë më shumë, por nuk i ke marrë me letra, i ke marrë ndër dorë. E njëjta gjë ndodh me sektorin e turzmit. Turizmi nuk ka paga 400, 500 eruo.

Pagat janë si në Greqi. Prandaj dhe këtë vit kemi parë fillim të një trendi kthimesh nga Greqia. Nëse punojnë këtu, shtëpinë e kanë këtu. Taksat dhe qirajat, detyrimet e tjera nuk janë si në Greqi. Ne, nuk do t’ua pranojmë më deklarime të tilla, tani Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve ka çuar një njoftim te të gjitha bizneset, të kenë parasysh në deklarimet e pagave, të mos vjedhin pensionistët. Nëse do na vijnë nga kompani ndërtimi, apo të tjerë sektorë, deklarime jo në përputhje me realitetin, do t’u kthehen mbrapash dhe pasojat janë penale, jo thjesht penale. Jemi në kushtet e evazionit dhe për ne është vjedhje e pensioneve. Ne besojmë se kjo do të na japë më shumë të ardhura në skemë”, theksoi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts