Rama ka lënë në ‘mëshirë të fatit’ bujqësinë pasi askujt në qeveri nuk i intereson puna dhe djersa e ndershme e fermerëve që punojnë nga mëngjesi deri në darkë për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre.
Në krahun tjetër i gjithë pushteti qendror dhe lokal socialist është në funksion të ndonjë ‘skeme’ të mundshme korruptive me qëllim që të vjedhin sa më shumë para nga taksat e shqiptarëve.
Që në fillim të vitit kryeministri Edi Rama i gënjeu fermerët duke i thënë se “do t’u hidhte në llogari bankare një kuotë të caktuar parash që do të shërbenin për subvencionimin e naftës”, e përllogaritur në raport me tokën dhe kulturën bujqësore që kultivohej.
Menjëherë pas premtimit të Ramës, gjatë pranverës të gjithë fermerët vrapuan drejt bankave të nivelit të dytë për të hapur ‘llogari bankare’ për të marrë bonusin e premtuar nga kreu i qeverisë.
Sot jemi drejt fundit të sezonit të prodhimeve bujqësore dhe gjithçka rezultoi një “farsë” dhe gënjeshtër e madhe e Edi Ramës për fermerët të cilët vazhdojnë presin, ndërsa jo pak herë prodhimet i hedhin në kanal për shkak se mungon tregu i shitjes./Boldnews