Qazim Laçi konfirmon formën fantastike dhe me Spartën e Pragës, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës. Mesfushori i Kombëtares sonë është një lider i vërtetë, pasi sot ka realizuar golin për shifrat 3-0 kundër Salzburgut.
Në minutën e 58-të, ai mori një top nga shoku i tij dhe me një lëvizje të bukur dribloi portierin dhe një mbrojtës duke i lënë në vend dhe më pas e dërgoi “sferën” në kuadrat.