Nisin hallet edhe për aeroportin e Vlorës. Ende pa u përfunduar mirë gjysma e punimeve, punonjësit dalin në protestë. Ata kanë protestuar mëngjesin e kësaj të mërkure në hyrje të kantierit të ndërtimit për mosdhënien e pagave.
Punonjësit kanë disa muaj pa marr pagat dhe paralajmërojnë pezullim të punës nga ana e tyre. Protesta është zhvilluar herët në mëngjesë. Kanë folur me përgjegjësit e firmës ju është premtuar se deri të premten do të kalohen te gjitha pagat.
Një pjesë e tyre janë larguar në shtëpi një pjesë i janë rikthyer punës deri të premten. Nëse nuk kalohen pagat, të premten do të ketë pezullim të punimeve dhe protestë tjetër