Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati, për kasoin, dhunën dhe flakën ndaj karrigeve, do të përjashtohen nga seancat plenare për 60 ditë. Ky është vendimi që morën deputetët e PS-së në Komisionin e Etikës, dy ditë pas trazirave në seancën plenare.

Deputeti Edi Paloka përjashtim me 10 ditë. Ndërkohë për pjesën tjetër, 20 deputetë, u mor vendimi për përjashtim 40 ditor nga seancat. Vendimi u mor pasi u shqyrtuan mirë pamjet e kamerave.

Vendimi u mor sot pas kërkesës së grupit parlamentar socialist për marrjen e masës disiplinore ndaj tyre, për shkak të tensioneve dhe dhunës së krijuar në seancën parlamentare të së hënës nga deputetët demokratë, të cilët kundërshtuan dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg.

Edhe mbledhja e sotme e Komisionit të Etikës u shoqërua me nga kaosi dhe tensionet për shkak të protestës së deputetëve të opozitës në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pohoi se mosbindja civile do të vazhdojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts