Rroskovec – Një 70 vjeçar është plagosur aksidentalisht në Rroskovec teksa ka qënë në banesën e tij duke pastruar çiften që e ka me leje.
Policia
Rreth orës 20:20, në Roskovec, shtetasi Sh. S., 70 vjeç, duke pastruar armën e gjahut të cilën e kishte me leje, dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë.
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.